Policia jep detaje shtesë për aksidentin e rëndë në Ferizaj ku humbën jetën katër persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Ferizaj-Shtime.

Nga Policia kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta.

Në aksident janë përfshirë tre automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet” deklaruan nga Policia e Ferizajt për “Gazeta Blic”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.