Nxënësit e shkollës ekonomike në Prizren rrahin punëtorin teknik, s’i la të iknin nga ora mësimore

Ikjet nga orët mësimore janë një dukuri shumë negative por që është shndërruar në diçka normale në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Nxënësit problematikë nuk zgjedhin forma për të dalë jashtë objektit shkollor, e të cilat në shumë raste i fusin në telashe ata, raporton Sinjali.

Tentativa për të ikur nga shkolla u bë sebep që dy nxënës të sulmojnë fizikisht punëtorin teknik të shkollës së mesme ekonomike në Prizen ‘Ymer Prizreni’.

Sinjali mëson se dy nxënësit kishin dashur që të largoheshin nga shkolla pasi kishte rënë zilja për të filluar procesi mësimor. Por ata ishin ndalur nga punëtori teknik i shkollës, i cili nuk i lejoi ata që të dilnin jashtë.

Kjo kishte revoltuar të dyshuarit të cilët kanë shpërthyer në sulm fizik ndaj 53-vjeçarit duke i shkaktuar lëndime trupore me anë të goditjeve. E si pasojë e dhunës që përjetoi, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin në Polici e ka denoncuar drejtoresha e shkollës.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore nxënësi i moshës 18-vjeçare është ndaluar për 48 orë, ndërsa i mituri për 24.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.