Shaqir Totaj kërcënohet nga dy persona, policia i arreston

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:00.
“Dje më datë 24.01.2023, në sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari i komunës së Prizrenit ka raportuar se rreth orës 20:00 është kanos nga një i dyshuar, i dyshuari i parë ka përcjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali i ankuesit”, është shprehur Bytyqi, njofton Klankosova.
Tutje, ai bëri të ditur se Totaj është kanosur pasi që i dyshuari është i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.
“Fjala është për një pronë-shtëpi, e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “Tranzit i Ri” në Prizren. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë”, është shprehur Bytyqi.