Oficeri i FSK-së nga Prizreni Nëntoger Gzim Morina dekorohet me medaljen “Army Achievement Medal”

Oficeri i FSK-së, Nëntoger Gzim Morina dekorohet me medaljen “Army Achievement Medal” në përfundim me sukses shumë të lartë të Kursit Bazik për Oficer të Logjistikës” në Army Logistics University të SHBA-së.
Medalja “Army Achievment Medal” u ndahet oficerëve-kursantë që tregojnë përfomancë të lartë gjatë realizimit të kursit përkatës.
Kjo shkollë përgatit oficerët në fushën e logjistikës, mbështetjen me klasa të furnizimit, organizimin e konvojeve taktike si dhe për operacione luftarake me shkallë të gjerë, si dhe mundësinë e përgatitjes për mbështetje logjistike njësive operacionale në terren.
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimeve dhe shkollimeve të mbështetura nga partnerët, përgatitë kuadro profesionale dhe ngritë kapacitetet e saj operacionale me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s, duke rritur kështu ndërveprueshmërinë me partnerët tanë strategjik.
Shumë urime e suksese të vazhdueshme Nëntoger Morina!