Osmani para liderëve të BE-së për libealizimin: Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar

Presidentja Vjosa Osmani është duke përfaqësuear shtetin e Kosovës në Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Në fjalimin e saj në takimin me liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ajo ka shprehur me shqetësim të madh kërkesën për liberalizim të vizave per qytetarët e Kosovës.
Ajo para liderëve në këtë samit është shprehur:
“Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë”.