Pamje ku Policia izraelite hyri në Xhaminë Al-Aksa dhe përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese

Më shumë se 150 palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në lindje të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite hyri në oborrin e xhamisë Al-Aksa në mëngjes dhe përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese. Megjithatë, përkundër përleshjeve, dyert e Al-Aksës janë të hapura për besimtarët që vijnë për të falur namazin e dytë të xhumasë në Ramazan.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e ndërhyrjes së policisë izraelite, e cila ka arrestuar dhjetëra palestinezë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se të paktën 152 persona u plagosën në incidente. Disa nga të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit.

Policia izraelite njoftoi se qindra persona u arrestuan me arsyetimin se “kryen incident” në Al-Aksa. Është bërë e ditur se pas tërheqjes së policisë izraelite, dyert e Al-Aksasë janë hapur për besimtarët për faljen e xhumasë.

Përleshja shpërtheu pasi të rinjtë u mblodhën në oborrin e Al-Aksa-s në Kudsin e pushtuar. Policia izraelite përdori plumba gome dhe bomba zhurmuese.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.