Para, telefon e ora, hajnat kryejnë vjedhje të rëndë në Prizren

Një person ka rënë pre e një vjedhjeje, pasi hajnat hynë me forcë në shtëpinë e tij.
Personat në fjalë, të panjohur për viktimën, nga shtëpia morën para të gatshme, tri ora dore dhe një telefon.
Rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhd të Prizrenit, rreth orës 01:20.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.