Paralajmërohet stuhi shiu e breshër për nesër në Kosovë
![Paralajmërohet stuhi shiu e breshër për nesër në Kosovë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/07/FB_IMG_1658936734981.jpg)
Nesër në vendin tonë pritet të ketë stuhi shiu. Kështu ka paralajmëruar Prishtina Weather, duke njoftuar se të premten dhe shtunën do të jetë sërish më nxehtë.
28.07 – Mbetet nxehtë, me diell e vranësira. Orëve të pasdites priten zhvillime të stuhive me shi, erë, lokalisht edhe breshër. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
29.07 – Kryesisht me diell e më nxehtë.
30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17 C e 20 C, derisa të hënën zbresin në 14 C. Maksimalet shkojnë deri në 35 C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28 C e 27 C ditën e diel dhe të hënë.