Paralajmërohet stuhi shiu e breshër për nesër në Kosovë

Nesër në vendin tonë pritet të ketë stuhi shiu. Kështu ka paralajmëruar Prishtina Weather, duke njoftuar se të premten dhe shtunën do të jetë sërish më nxehtë.

28.07 – Mbetet nxehtë, me diell e vranësira. Orëve të pasdites priten zhvillime të stuhive me shi, erë, lokalisht edhe breshër. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

29.07 – Kryesisht me diell e më nxehtë.
30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17 C e 20 C, derisa të hënën zbresin në 14 C. Maksimalet shkojnë deri në 35 C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28 C e 27 C ditën e diel dhe të hënë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.