Parandalohet futja ilegale e rreth 35 mijë eurove në Jarinje

Në pikëkalimin kufitar Jarinje, të premten rreth orës 16:00, në një veturë me targa të Serbisë janë gjetur rreth 35 mijë euro të padeklaruara.

“Është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte një qytetar i Republikës së Kosovës. Për arsye të dyshimit të bazuar dhe informatave të siguruara përmes rrugëve operative, vetura në fjalë është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku i është bërë kontrolli nga zyrtarët doganorë dhe policorë. Gjatë kontrollit të veturës janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në shumën prej 34.720.00€”, njofton dogana.

Për trajtim të mëtutjeshëm rasti në fjalë është trajtuar nga hetuesia e doganës dhe prokurori i Prokurorisë Speciale.

“Palës i janë konfiskuar 25 për qind apo 8 mijë e 680 euro e mjeteve të padeklaruar, ndërsa 75 për qind apo 26 mijë e 40 euro e mjeteve janë ndaluar me urdhër të prokurorit për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e doganës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.