Parandalohet kontrabanda me telefona mobil

Në pikë kalimin kufitar të Vërmicës oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil.

Në pikë kalimin kufitar të Vermice ështe paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara: Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.