Parlamenti Evropian voton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar rezolutën që dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.
Me shumicë votash, Parlamenti Evropian e ka kaluar këtë rezolutë të përbashkët të pesë grupeve.
Ndërkohë, pas votimit Vladimir Bilicik, eurodeputet dhe raportues për Serbinë në këtë institucion, ka deklaruar se duhet një hetim i plotë për sulmin në Bajnskë.
Ai po ashtu, ka kërkuar drejtësi për rastin.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në një dialog konstruktiv dhe paqësor të ndërmjetësuar nga BE-ja.” – ka thënë ai.