Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët, Gërvalla citon babain e saj: Rruga e nderës asht ma e zorshmja
![Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët, Gërvalla citon babain e saj: Rruga e nderës asht ma e zorshmja](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/06/FB_IMG_1686735517295.jpg)
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive ka reaguar me një thënie të babait të saj, Jusuf Gërvallës.
Ajo citoi thënien e Jusuf Gërvallës duke thënë se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, ku u mundue për nder, nder ka gjetë”.
Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është anuluar dje, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, anulimi u bë njëanshëm.