Pas presionit të Turqisë, Suedia pritet të ndryshon ligjin për djegjen Kuranit dhe librave të shenjta

Suedia pritet të mos lejojë më djegien e Kuranit dhe librave të tjera të shenjta.

Suedia mund të ndryshojë bazën ligjore që lejon djegien e Kuranit, pas protestave në disa vende të botës.

Ministri i Drejtësisë së Suedisë deklaroi se qeveria e tij është e hapur për të riparë pjesën që lidhet me çështje të ndjeshme siç është respektimi i librave të shenjtë.

Në muajin qershor, një qytetar irakian (krishterë-Suryani) me shtetësi suedeze dogji në oborrin e një xhamie një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve.

Reagimi i myslimaneve në gjithë botën ishte i menjëhershëm. Në Iran, Irak, Turqi dhe vende të tjera, pati protesta masive kundër këtij akti. Në Irak, qytetarët sulmuan ambasadën suedeze duke e cilësuar djegien e Kuranit si një akt provokues dhe fyerje ndaj besimtarëve myslimanë.

Maroku thirri ambasadorin suedez dhe dorëzoi notë proteste, ndërsa në Turqi presidenti Erdogan e përdori ngjarjen si një arsye për të kundërshtuar edhe më tepër anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.