Profesori Milazim Krasniqi:Pa mbikëqyrjen e KFOR-it policët tanë do të vriteshin nga bandat serbe

Profesori universitar, Milazim Krasniqi në “Prime Time” ka thënë për kryeministrin Kurti që nëse nuk ndryshon qëndrim, karriera e tij do të mbarojë, raporton Gazeta10.
Krasniqi thotë se pa ndërkombëtarët Policia e Kosovës nuk do të arrinte ta menaxhonte situatën në veri.
“Pa mbikëqyrjen e KFOR-it, policët tanë do të vriteshin nga bandat serbe dhe nuk do të arrihej të menaxhohej situata në veri”, tha profesori në Prime Time.