Pejani ia thyen dorën policit pas shqiptimit të një gjobe

Si pasojë e shqiptimit të një gjobe, një person ka sulmuar dy zyrtarë policorë në Pejë, me ç’rast njërit ia ka thyer dorën.

Rasti në polici është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”, pasi i njëjti sipas policisë i ka penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Si dhe gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Gazeta Insajderi mëson se zyrtarit policor i është thyer dora.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, ndaj tij do të kërkohet edhe caktimi i masës së paraburgimit, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.