Policia ndalon një furgon që po transportonte drunjë ilegalisht në Brezovicë

Policia e Kosovës, e stacionit në Shtërpcë, mbremë rreth orës 00:35 ka ndaluar një automjet furgon që po transportonte drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë.

Policia e ka konfiskuar automjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.