Për shkak të borxhit dyshohet të jetë i rrëmbyer një person në Prishtinë

Një person dyshohet se është rrëmbyer në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, dyshohet që borxhi të jetë shkaktar i këtij rrëmbimi, përcjell Klankosova.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një borxhi, është privuar nga liria nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.