Përfundon me sukses programi i praktikanteve në gazetari

Ka përfunduar me sukses programi i praktikanteve në mediumin lokal Rtv Besa e përkrahur nga OSBE.

Prizren/ Gjatë muajve Qershor, Korrik, Gusht, Shtator përmes programit të përkrahur nga OSBE 3 praktikante nga Prizreni kanë arritur të marrin përvojën e punës në mediumin Rtv Besa .

Praktikantet Nashide Gashi,Blerina Krasniqi dhe Ferda Dervis me sukses kanë vijuar një program ku kanë zhvilluar aftësitë nga gazetaria investigative e deri te montimi dhe prodhimi i lajmit.

Praktikantja Gashi është shprehur se: “Me se shumti me frymezoi puna e gazetareve te cilen e kam pas si hobi dhe me vone kam admiruar e veqmas ne ne nje medium i cili eshte kredibil ne rajonin e Prizrenit.

Derisa praktikantja tjetër Blerina Krasniqi tha se, “Pervoja ime ne kete program ishte shume e madhe si ne ate teorik ashtu edhe ne praktik. Me heret isha e entuziaste e gazetarise por permes kesaj programi per praktikante fitova edhe me shume njohuri rreth punes se gazetarise ne pergjithesi. Jam e sigurt qe kam perfituar pervoj te madhe per te vazhduar si profesioniste ne kete lemi.

Edhe praktikantja tjetër nga komuniteti turk Ferda Dervis tja se “Gjate ketyre muajve kemi bere temat te ndryshme rreth gjendjes ne qytetin e Prizrenit si ne aspektin politik ashtu edhe ne ato sociale,arsimore dhe kulturore veqmas ato rreth punes se kuvendit komunal institucioneve te ndryshme si dhe ato per sherbime esenciale siq jane furnizimi me uje etj.

Derisa mentori dhe njëheri drejtori i Rtv Besa Mamer Fusha tha se: “Sfida me e madhe per mediumet lokale mendoj se eshte gjendja ekonomike dhe besoj qe ky problem eshte ekzistente per momentin ne gjithe Kosoven”.
Vlen të theksohet se ky program është përkrahur dhe monitoriar nga OSBE dhe ka zgjatur 4 muaj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.