Përjashtimi i nxënëses me shami/ Drejtoresha e shkollës në Pejë kërkon ndihmën e Policisë, denoncon kërcënimet

Përjashtimi i një nxënëseje nga shkolla fillore e mesme e ulët “Asdreni “ në Pejë, vetëm për shkak të mbulesës, ka nxitur reagime të shumta. Ky vendim u përcoll edhe me protestë të nxënësve, teksa vajza pas disa ditësh është rikthyer në shkollë. Objekt i kritikave të shumta, që eskaluan në kanosje, ka qenë drejtoresha e shkollës, e cila i ka denoncuar këto raste në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, Agime Lajqi, e cila mban pozitën e drejtorit në këtë shkollë, ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast i ka raportuar disa raste të kanosjeve serioze ndaj saj, nëpër rrjete sociale.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se me rastin e denoncimit të rastit, drejtoresha ka deponuar edhe dëshmi lidhur me kërcënimet që ka marrë prej kur nxënësja me shami u ndalua të vijonte mësimin në këtë shkollë.

Pas dhënies së deklaratës së saj para hetuesve policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e personave të dyshuar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe drejtoreshën për të marrë një deklaratë lidhur me rastin, por e njëjta akoma nuk ka kthyer përgjigjur.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.