Përmbyset autobusi në Turqi, 5 të vdekur dhe 22 të plagosur
![Përmbyset autobusi në Turqi, 5 të vdekur dhe 22 të plagosur](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/01/FB_IMG_1673090565082.jpg)
Pesë persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në një aksident të shtunën herët në mëngjes në Dijarbakir të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën ndërsa 22 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır”, tha kanali televiziv TRT Haber në një raport të lidhur.
Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të rrëshqitjes së rrugës për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.