Përplasen vëzhguesit e VV-së në Prizren me ata të PDK-së

Vëzhguesit e VV-së janë në një qendër votimi në Prizren, janë përplasur me ata të PDK-së.

Vëzhguesi i VV-së, Veton Perolli ka treguar për Klan Kosova, se rreth orës 07:30 në korridorin e shkollës “Remzi Ademaj”, janë endur 4-5 vëzhgues të PDK-së.

“Kanë të drejtë vetëm nga një. Kërkova që të caktojnë ata vetë kush do të rrijë në korridor, duhet të qëndrojnë në klasë, jo në korridore. Kemi pasur një mosmarrëveshje gojore në momentin kur kërkova që të largohen, njëri nga ta përdori disa fjalë jo të përshtatshme”, tha Perolli.

“Pasi kanë hyrë nëpër klasa, kanë dalë prapë, nuk kuptohemi. Edhe zgjedhjeve të kaluara janë endur 5-6 duke iu ofruar votuesve”, tha më tej ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.