Suspendohen dy policë, u përfshinë në aktivitete politike

Me datë 13.11.2021, Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.