Po shkëlqen në Kupën e Afrikës, Liria përfiton mijëra euro nga shitja e futbollistit namibian

FC Liria e ka shitur mesfushorin Prins Tijueza.
Namibiani karrierën do ta vazhdoj te skuadra Cape Town City në Afrikën e Jugut, shkruan IndeksOnline.
Klubi prizrenas ka përfituar 65 mijë dollarë nga shitja e Tijuezas dhe 10% nga shitja e ardhshme e tij.
21-vjeçari ishte një nga futbollistët kryesor të Lirisë për një vit e gjysmë.
Tijueza, ka lënë gjurmë në Kosovë, derisa së fundi me Kombëtaren e Namibisë u kualifikua tutje në Kupën e Afrikës./IndeksOnline/