Polici në Mitrovicë shfrytëzoi gruan për grabitjen e MoneyGram

Pak më parë u raportua për arrestimin e një polici, i dyshuar për një grabitje në Mitrovicë.
Burimet tregojnë që polici M.B. (emër i njohur për redaksinë) është i dyshuar për përfshirjen në grabitjen e MoneyGram në qytetin e Mitrovicës.
Të njëjtat burime thonë se, polici në fjalë dyshohet se ka shfrytëzuar pozitën e gruas së tij si punëtore në atë filial dhe është përfshirë në grabitjen e këtij institucioni.