Policia e Kosovës ia konfiskon shtetasit serb mbi 35 mijë dollarë e mbi 6 milionë dinarë

Policia Kufitare në Kaçanik, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, një serbi ia kanë konfiskuar 35 mijë e 600 dollarë amerikanë dhe 6 milionë e 653 mijë e 590 dinarë serbë.

Sipas policisë, kjo u realizua në bazë të analizës së riskut dhe informatave, që çuan në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit me iniciale N.A.

“Sipas procedurave të parapara Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë,

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.