Rrahje me grushta në një lokal të natës në Prizren

Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Ismajl Kryeziu”, lagja “Arbanë” e Prizrenit, në një lokal të natës, ka një sulm fizike në mes të dy personave.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes.
Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren Veri, i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Është bërë identifikimi i të dyshuarit i përfshirë në këtë rast:-XH. B., i datëlindjes 1980 ,m/sh/sh. Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë, dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal te Prizrenit.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.