Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb si shkak i thirrjeve nacionaliste gjatë manifestimit në Gazimestan të Obiliqit

Pas arrestimit, ai është dërguar në stacion policor.
Përveç provokimeve dhe thirrjeve nacionaliste, nuk ka pasur incidente tjera, ndërsa atje kanë qëndruar një numër i madh i policëve, me qëllim që të ruajnë rendin publik.