Përfaqësues të Komunës së Prizrenit ishin pjesë e takimit të dytë të Rrjetit Ballkanik të Qyteteve B40 në Stamboll

Përfaqësues të Komunës së Prizrenit ishin pjesë e takimit të dytë të Rrjetit Ballkanik të Qyteteve B40 në Stamboll, ku morën pjesë zyrtarë të qyteteve nga Kosova (Prizreni dhe Prishtina), Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kroacia.

Ky takim, në të cilin morën pjesë dy grupe zyrtarësh (Sektori i Kulturës dhe ai i Teknologjisë Informative), ishte i një rëndësie të veçantë dhe mundësi për promovimin e dialogut mes qyteteve, miqësisë mes njerëzve dhe të ardhmes së rajonit. Çdo përpjekje që do të bëhet në kuadër të Rrjetit Ballkanik të Qyteteve B40 do të jetë një investim i rëndësishëm për Prizrenin dhe një shërbim për qytetarët tanë.

Si Kryeqytet Historik i Kosovës, Prizreni vendosi marrëdhënie me qytetet e B40 dhe zyrtarët tanë i njoftuan pjesëmarrësit se Komuna jonë synon të zhvillohet në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në turizëm dhe në tregti si dhe vazhdon të punojë në këtë drejtim.

Çështje e rëndësishme e këtij takimi ishte krijimi i një strukture ku çdo qytet të jetë i barabartë dhe i përfaqësuar njejtë, pavarësisht numrit të popullsisë apo pozitës gjeografike. Me këtë rast, do të bëhet shkëmbimi i artistëve të Prizrenit me artistët e qyteteve pjesëmarrëse të B40, gjë që do të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e artistëve prizrenas, të të gjitha fushave të artit, në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit takuan Kryetarin e Stambollit, Ekrem Imamoglu, në “Festivalin e Demokracisë”, si dhe zhvilluan takime me pjesëtarët e Menaxhmentit të Komunës Metropolitane të Stambollit, por, edhe me biznesmenë që janë të gatshëm të investojnë në Prizren, ku do të krijoheshin vende pune për prizrenasit.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.