Policia gjen në Prizren rreth 2 kilogram marihuanë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një automjet në Prizren kanë hasur në rreth 2 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në veturën e kontrolluar nga Policia është thënë se gjendeshin dy të dyshuar, një burrë dhe një grua.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje, rreth orës 17:50.

Në procedurat hetimore policore, është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit, ku u tha se janë gjetur dhe konfiskuar dy grinder dhe një sprej.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se pas intervistimit të të dyshuarve me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar./Kallxo,com.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.