Dy persona janë identifikuar nga Policia e Kosovës për shpërthimin e mbrëmshëm në Mitrovicën e Veriut, ku për pasojë mbetën të lënduar dy persona.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim”, tha Elshani.

“Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpit e tyre por nuk janë aty”.

Sipas Elshanit, besohet se ky konflikt ka qenë si pasojë e problemeve të mëhershme në mes viktimave dhe të dyshuarve. /Insajderi,org/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.