Policia me masa të shtuara të sigurisë në ndeshjen “Kosova vs Izraeli”



Të dielën do të mbahet ndeshja Kosovë vs Izrael. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje e cila po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024 – fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor. Por, ajo ishte shtyrë shkaku i luftës në Lindjen e Mesme.

Pikërisht për shkak të luftës që po zhvillohet mes Izraelit dhe palestinezëve, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi thuhet se policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme operative në aspektin e sigurisë.

Këto masa të përgjithshme do të ndërmeseen para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

“Policia e Kosovës sikurse edhe në ndeshjet tjera kualifikuese sportive që ka ndërmarr masat e nevojshme operative në aspektin e sigurisë, edhe në këtë rast për ndeshjen sportive “Kosova vs Izraeli” përmes urdhrit operativ ka paraparë ndërmarrjen e masave të sigurisë së përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes sportive”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Insajderin.

Nga policia bëjën të ditur se janë duke bashkëpunuar edhe me FFK për mbajtjen e rendint dhe sigurisë publike.


“Policia e Kosovës, ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Federaten e Futbollit të Kosovës, me të cilët shkëmben, bashkërendon dhe koordinon aktivitetet dhe veprimet të cilat bien në fushën e sigurisë. Andaj konform planifikimeve operacionale, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore, me qëllim që ky eveniment sportiv të kaloj qetë sikurse edhe eventet tjera sportive të kësaj natyre”, thuhet në përgjigje.

Ndërsa nga Federata e Fudbollit të Kosovës ende nuk kanë kthyer përgjigje për masat që do ndërmerren gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Nga FFK, kanë njoftuar se në ndeshje do të lejohen prezenca e tifozëve.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.