Policia në Prizren gjobit pjesëmarësit e  garës ilegale duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që më 11 prill kanë arritur të ndalojnë garat ilegale, si dhe kanë identifikuar disa pjesëmarrës të cilët gjithashtu i kanë gjobitur.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 11 prill, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren – Veri, kanë punuar në planin operativ “Parandlimi i Garave të Shpejtësisë”, plan operativ ky i cili është në zbatim në nivel vendi nga ana e policisë, shkruan lajmi net.

“Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte), Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion. Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka thënë se vlen të ceket që ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një pune shumë të mirë të intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri kjo që policia thotë se rrezikon edhe jetën e pjesëmarrësve në komunikacion por edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.