Kryeministri Kurti dënon sulmin ndaj analistit Valon Syla

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin ndaj analistit Valoj Syla duke dënuar sulmin ndaj tij.
Kurti ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Sipas tij mospajtimet në bindje nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike.
Kurti ka kërkuar nga institucionet e rendit që rasti të trajtohet me seriozitet që autorët të vihen para drejtësisë.
Kryeministri Kurti në fund i ka uruar shërim të shpejtë gazetarit Syla.