Pos forcave të shtuara njësisë speciale të policisë, edhe forca të KFOR-it arrijnë tek ura e lumit Ibër
![Pos forcave të shtuara njësisë speciale të policisë, edhe forca të KFOR-it arrijnë tek ura e lumit Ibër](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/07/FB_IMG_1659286923024.jpg)
Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë.
E gjithë kjo vjen në kohën kur në veri rreth orës 16:00 janë aktivizuar sirenat për alarm.
Mediat serbe raportojnë për grumbullim të serbëve të Rudare në Zveçan një ditë para hyrjes në fuqi të masave reciproke ndaj letërnjoftimeve dhe targave serbe.