Presidenti kroat si Putini: Aneksimi i Krimesë njëjtë si pavarësimi i Kosovës

“Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj. Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe i rrezikshëm. Ne e aneksuam Kosovën. Ne bashkë me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Këtu nuk bëhet fjalë për Kosovën, por për gjithë konceptin në të cilin dikush mendon se ka të drejtë. Po kështu edhe Krimeja – Krimeja nuk do të jetë kurrë më në Ukrainë. Kështu thonë gjeneralët kryesorë gjermanë”, ka deklaruar presidenti kroat Zoran Millanoviq dhe ka shtuar se mijëra njerëz po vdesin atje.

“Rusia është një vend i rrezikshëm. Ju nuk kuptoni asgjë. Ju po krahasoni serbët, këta opingarë që u rebeluan kundër superfuqisë bërthamore të botës”, ka pretenduar Millanoviq dhe ka shtuar: “Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike, ky është fakt. Kroatët nuk i urrejnë kaq shumë serbët, sa shumë ata atje i urrejnë rusët”, transmeton Paparaci.

“Po futemi gjithnjë e më thellë në konflikt me superfuqinë. E dini se si ata në fund e humbin luftën? Ashtu që përdorin armë bërthamore”, ka thënë Millanoviq dhe ka shtuar se po përpiqet t’u hapë sytë të tjerëve sepse “ne po hyjmë në luftë me një superfuqi”.

“Unë shoh se çfarë po ndodh, se si emocione të çmendura po e çojnë Evropën në diçka që nuk do të jetë të zotë ta përballojnë”, ka thënë ai. Ai gjithashtu ka shtuar se Rusia nuk do të lejojë humbje në luftë, nëse është e nevojshme – do të përdorë armët bërthamore. “Tanket gjermane në Rusi? Uroj që të kenë fat me ato”, ka thënë Millanoviq.

Ai thotë se Rusia është një vend i errët. “E zeza është e errët, e kjo nuk është mirë. Megjithatë ajo ka diçka që e sheh si interes të vetin, ndërsa ne hyjmë në konflikt me të. E dini kush sillet kështu? Ai që paguan me paratë e të tjerëve”, ka pretenduar ai.

“Pyetja është se sa do ta ndihmojmë Ukrainën. Kjo nuk është ndihmë, kjo është torturë. Ata duhet të ishin detyruar të ulen në tryezën e bisedimeve. Duhet të vriten 300 mijë ukrainas. Më dhemb zemra kur e shikoj. Bëhet fjalë për ata që po i detyrojnë në këtë, shikojnë nga qytetet që nuk janë në luftë. Ata e dinë se janë të sigurt, qytetet e tyre nuk do të digjen. Ky është kijamet, unë nuk jam besimtar, por kam lexuar shumë për këtë”, ka përfunduar Milanoviq.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.