Presidentja hungareze për vizat:Duam që ato të hiqen sa më shpejtë që është e mundur

Me nderimet më të larta shtetërore presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, u prit paraditen e së martës nga homologia e saj Vjosa Osmani.

Pas kryerjes së takimit, që u mbajt me dyer të mbyllura, të njëjtat treguan se pjesë të bisedës e kishin edhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën kemi qenë në favor të saj që prej ditës së parë. Duam që ato të hiqen sa më shpejtë që është e mundur, zonja presidente mund të llogarisë tek unë. Ne do të bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejtë që është e mundur”, tha Novak.

Aty u fol edhe për dialogun me Serbinë, derisa Osmani ia bëri me dije homologes së saj se në këtë çështje nuk lëshojnë pe pa u njohur reciprokisht./KlanKosova

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.