Kryeministri Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka udhëtuar për në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.
Pamjet nga takimi janë publikuar nga mediat në Shqipëri, ndërsa nuk dihen ende detajet e takimit.
Ndryshe, kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.