Presidentja Osmani pritet me ceremoni shtetërore në Slloveni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj slloven, Borut Pahor, njofton Klankosova.tv.
Osmani dhe Pahor do të mbajnë një takim pas të cilit do të dalin në konferencë për media e cila do të mbahet në 11:25.
Presidentja ka udhëtuar të dielën drejt Sllovenisë për vizitë zyrtare.