Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik në Greqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”.

“Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.