Prishtinasi mashtrohet, pranon mbi një mijë euro të falsifikuara, derisa një tjetër kapet një qese të mbushur me 2€ false dhe me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave në Prishtinë.

Sipas policisë, një person ka raportuar se kanë pranuar kartëmonedha të falsifikuara në vlerë prej 1120 euro.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Prishtinë / 16.11.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se janë pranuar kartëmonedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 1120 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Derisa një burrë tjetër po në Prishtinë është arrestuar të enjten pasi i janë kapur 53 monedha me nga dy euro false.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00 në rrugën “Ali Vitija”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara”, tha policia në raportin 24-orësh.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.