Vogëlushi 3-vjeçar nga Gaza u mbijetoi tri sulmeve izraelite, por i amputohen të dy këmbët



Vogëlushi trevjeçar nga Gaza, Ahmed Shabat, u ka mbijetuar tri sulmeve brutale izraelite dhe tani ndodhet për mjekim në Spitalin Shuhada Al-Aksa në Deir al-Balah, raporton Anadolu.

Ky vogëlush ende nuk është i vetëdijshëm për atë se çka ka ndodhur në javët e kaluara në Gaza. Në sulmin e parë të 7 tetorit humbi prindërit dhe katër vëllezër e motra, pas së cilës kujdesin ndaj tij e morën të kusherinjtë nga babai.

Pas sulmit të dytë në lagjen Sheikh Radwan, ku humbi të afërmit e babait të tij, vogëlushi, së bashku me dajën e tij, u vendosën në shkollën e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinez (UNRWA) në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Aty përjetuan sulmin e tretë izraelit ku humbi jetën daja i tij, ndërkaq, Ahmedi përjetoi plagë të rënda, për çka mjekët u detyruan t’ia amputonin të dyja këmbët mbi gjunjë.

Mjekët tregojnë se vogëlushi vazhdimisht kërkon prindërit e tij, ai nuk e di së të gjithë janë martirë dhe se i janë amputuar këmbët.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.