Prokuroria kërkon intervistimin si dëshmitare të minsitres Haxhiu për rastin e Astrit Deharit


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një dokument, sipas të cilit, prokurori special Afrim Shefkiu, kërkon që të intervistohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit, për shkak të një shkrimi që e ka bërë me datën 5 nëntor 2023, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu ka thënë se është përgjegjësi e prokurorit Afrim Shefku që të tregojë se kush janë vrasësit, ndërkohë që ka thënë se do ta japë dëshminë e saj për këtë rast.

“Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.Bashkëngjitur gjeni Autorizimin”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Minsitrja Haxhiu më 5 nëntor ka shkruar se provat ekzitojnë dhe gjithçka që duhet dhe se është vullneti i prokurorisë dhe policisë për zbardhjen e rastit. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse prokurori Shefkiu ka kërkuar intervistimin e ministres, për ta pyetur rreth provave dhe kush janë sipas saj “kryersit e veprës penale”

“Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast. Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj. I mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi ende të errësuar”, ka shkruar Haxhiu./GazetaExpress/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.