Punëtori i pompës ia mbushi klientit veturën me naftë në vend benzinës, pesë persona bëhen llom mes vete në Lipjan
![Punëtori i pompës ia mbushi klientit veturën me naftë në vend benzinës, pesë persona bëhen llom mes vete në Lipjan](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/08/IMG-20220802-WA0019.jpg)
Një rrahje mes disa personave është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan, ku u përfshinë një punëtor i pompës së derivateve, një klient dhe disa persona tjerë.
Sinjali mëson se në rrahje janë përfshirë gjithsej pesë persona, ku tre nga ta kanë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përleshjes.
Motivi që çoi deri te konflikti dyshohet të jetë shkaku se punëtori i pompës ia kishte mbushur klientit veturën me naftë në vend të benzinës, gjë e cila kishte bërë që klienti të revoltohet.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë arrestuar pesë personat e dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.