Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”…

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku ka pasqyruar të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2022.

Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, komuna e Prizrenit është me pikë të njëjta me Drenasin, Kaçanikun, me 76 pikë apo 86.36%.

Rritja e transparencës komunale është bërë me mbështetje të Kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.

Komuna e Prizrenit për të njëjtën periudhë Janar-Qershor të vitit 2021 është vlerësuar me 68 pikë apo 77.28%, ndërsa për periudhën Janar-Qershor të vitit 2022 me 76 pikë apo 86.36%. nga ky vlerësim i bërë del që komuna e Prizrenit ka pasur rritje dhe kjo rritje do të vazhdoj edhe më tutje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.