Qeveria serbe solidarizohet me terroristët, e shpall të mërkurën ditë zie kombëtare

Serbia e ka shpallur ditë zie kombëtare të mërkurën e 27 shtatorit. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Serbisë shpalli ditë zie të mërkurën, me rastin e vdekjes së katër serbëve të dyshuar për vepra terroriste në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e qeverisë serbe, kërkohet nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike “që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë respekt viktimave në Kosovë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.