Lista Serbe shpall tre ditë zie për terroristët e vrarë në Banjskë

Lista Serbe njofton se janë shpallur tre ditë zie për vdekjen e serbëve terroristë në Banjskë të Zveçanit.

Siç njoftojnë me anë të një postimi në Facebook, në datat 26, 27 dhe 28, siç thuhet “në viset serbe në territorin e Kosovës” do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese dhe se flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë.

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova, familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të thella, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.