Qipro s’lejon simbolet e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë

Shteti i Qipros ku po mbahet Kampionati Evropian i Karatesë, nuk ka lejuar që të marrin pjesë garuesit nga Kosova, raporton Sinjali.
Kjo për shkak se Qiproja nuk njeh simbolet e Kosovës dhe si rrjedhojë në palestrën ku është paraparë të zhvillohet turneu, flamuri kosovar është i vetmi që nuk është vendosur në mesin e shteteve pjesëmarrëse.
Po ashtu edhe karateistët në faqen zyrtare janë regjistruar me emrin e federatës, pa simbolet shtetërore.