Qytetarët mund të pajisen me pasaporta tek në shkurt

Pas tre muajsh mungese të dokumenteve të udhëtimit, qytetarët e Kosovës nga java e parë e shkurtit të vitit tjetër mund të realizojnë këtë të drejtë.

Kjo po ndodh pasi Ministria e Punëve të brendshme i ka dhënë kontratën për furnizim me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë me 9 dhjetor të këtij viti kompanisë Veridos nga Berlini në vlerë prej mbi 4 milionë euro për një 1 vit.

Edhe pse data e nënshkrimit ishte paraparë të ndodh me 14 dhjetor, Gazeta SInjali mëson se kjo nuk është bërë dhe pritet të nënshkruhet të hënën.

Derisa Pajisja e qytetarëve me dokumente pritet të ndodh më së largu në javën e parë të muajit shkurt të vitit 2023, mëson gazeta Sinjali nga Ministria e Brendshme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur për Gazetën Sinjali për prolongimin e procesit të nënshkrimit të kontratës, kur vijnë porositë e para dhe kur do të pajisen qytetarët me dokumente.

Të rikujtojmë se pajisa me pasaporta në Kosovë ishte bërë e pamundur tash një kohë si shkak i shpalljes e anulimit të tenderëve

Derisa Kosova më parë vlerësohej se i kishte shërbimet thuajse më të mira në rajon, sot nuk ka mundësi t’i furnizoi qytetarët me dokumente për muaj të tërë.

Nga MPB-ja njëherë arsyetoheshin se në këtë çështje ka ndikuar pandemia, tash po arsyetohen se po ndikon agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, por kjo mohohet pasi që kompania gjermane furnizohet nga shtypshkronja në Greqi.

Gazeta Sinjali mëson se Ministria e Punëve të Brendshme e cila drejtohej më 2021 nga Agim Veliu kishte shpallur tender me 16 mars për furnizim me dokumente blanko, sistem VIZA, ABIS, regjistrim, personalizim dhe lëshim të dokumenteve personale të identifikimit.

Por tenderi 21 milionë euro, ishte anuluar me ardhjen e Qeverisë së re, konkretisht ministrit Xhelal Sveçla me 17.05.2021 për shkak të mos përgatitjes në nivelin e duhur të specifikave teknike dhe gabimeve në përcaktimin e formës-dizajnit të dokumenteve personale.

Pastaj në prill të këtij viti MPB-ja kishte shpallur tender në vlerë 12 milionë e 300 mijë euro për furnizim me dokumente personale dhe mirëmbajtje të sistemeve elektronike.

Por në maj ishte anuluar sipas MPB-së për shkak të mos përgatitjes në nivelin e duhur të specifikave teknike dhe gabimeve në përcaktimin e formës-dizajnit të dokumenteve personale.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.