Qytetari pyet Drejtorin e Urbanizmit “Të lutem a mundesh me tregu thjesht, a janë dhanë lejet për ndërtimin e objektit apo jo?!

Drejtori i Urbanizmit Beni Kizolli ka dhënë një sqarim të gjatë ndaj lajmit të publikuar në Rtv Besa rreth ndërtimit të banesave kolektive në zonën e dytë të mbrojtur.

Pas reagimit të gjatë dhe vështirë të kuptueshme të Drejtorit Kizolli,qytetari ka pyetur”Beni më trego thjesht a janë dhanë lejet për ndërtim apo jo?!

Më poshtë mund të gjeni reagimin pa kurfarë ndërhyrje të Drejtorit Beni Kizolli.

Reagim lidhur me lajmin ne RTV BESA, per ceshtjen lejen ndertimore. Me poshte mund te lexoni gjendjen reale.

Sipas kërkesës me Nr. 04-351/02-160732, të datës 13.10.2021, me të cilin është kërkuar i gjithë dokumentacioni lidhur me procedurën e dhënies së lejës ndërtimore për objektin e banimit kolektiv me afarizëm B+P+5, në rrugën “Ardian Zurnagjiu”, DUPH ju informon si në vijim
-Parashtruesja e kërkesës, me datë 07.11.2019, ka parashtruar kërkesë për ndërtimin e objektit për banim kolektiv-afarizëm dhe administratë. DUPH duke vepruar konform të Ligjit Nr.02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore, përkatësisht neni 6 paragrafi 6.4 ku thuhet se “Monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë të mbrotjes që është 50 metra nga perimetri i monumentit. Kjo zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet ose ngushtohet dhe përcaktohet në planin e Institucionit kompetent dhe në planet hapësinore relevante në pajtueshmëri me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për Planifikim Hapësinor”, ku DUPH duke vepruar konform kësaj ka dërguar kërkesën me të gjitha shkresat përcjellëse në Qendrën e Trashëgimisë Kulturore, më datë 18.12.2019. Pasi që QRTK të kuadër të kompetencave të saj, të përcaktuara sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, nuk ka kthyer asnjë përgjigje për 7 muaj, DUPH ka qenë e obliguar konform nenit 6 pika 6.9 të Ligjit Nr.02/L-88 për Trashëgimi Kulturore që të vendos lidhur me lëndën në fjalë, për të cilën ka lëshuar Kushtet Ndërtimore, Nr. 04-353/01-156201, të datës 08.07.2020 (neve kemi qenë të obliguar të vazhdojmë procedurat –lëshojmë Kushtet Ndërtimore ngase investitori vazhdimisht ka ka kërkuar përgjigje për shkak të afateve ligjore).
-Pas kontakeve të vazhdueshme me IKMM me përgjigjen e datës 14.07.2020, Nr. 442/4, pas gjitha afateve të parapara në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, duke i tejkaluar kompetencat e tyre dhe keqinterpretuar Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, vendosin që objekti ku parashihet të ndërtohet ndodhet në Zonën e dytë Mbrojtëse të Prizrenit, ku sipas planit të përgjithshëm të Prizrenit, lartësia maksimale në zonën e II mbrojtëse është P+2.
-DUPH-ja duke vepruar konform përgjigjes së lartëcekur sipas aktvendimit me Nr. 04-353/01-156201, të datë 05.08.2020, ka shfuqizuar Kushtet Ndërtimore të lëshuara më datë 08.07.2020.
-Të pakënaur me Aktvendimin për shfuqizim të Kushteve Ndërtimore, parashtruesja e kërkesës, ka paraqitur ankesë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
– MEA me vendimin Nr. A-119/20, të datës 05.10.2020, ka aprovuar si të bazuar ankesën e Adelina Kabashi, duke e anuluar aktvendimin Nr. 04-353/01-156201, të datë 05.08.2020, me të cilin ka obliguar DUPH-në të nxjerr akt të ri administrativ, me arsyetimin se parcelat kadastrale ku kërkohet të bëhet ndërtimi nuk janë zonën historike të Prizrenit dhe pasi që nuk ka Plan Rregullues Urban për atë lagje organi i shkallës së parë duhet të vendos në bazë të nenit 18 të Ligjit për Ndërtim Nr. 04/L-110.
-DUPH duke vepruar konform vendimit të lartëcekur dhe udhëzimeve të dhëna në arsyetim të vendimit të MEA – së, lëshon Kushtet Ndërtimore me Nr. 04-353/01-156201, të datës 27.11.2020, të cilat kushte janë përmbushur nga parashtruesi i kërkesës.
– Zyrtarja e lëndës më datë 13.04.2021, është ftuar për takim nga ana e Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, për datën 14.04.2021.
– Në takimin e mbajtur në Ministrinë përkatëse nga ministri dhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësuesit e DUPH-së, jemi dakorduar që rasti të trajtohet konform Ligjit Nr.02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore, nenit 6 paragrafi 6.4 ku thuhet se “Monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë të mbrotjes që është 50 metra nga perimetri i monumentit, kjo zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet ose ngushtohet dhe përcaktohet në planin e Institucionit kompetent dhe në planet hapësinore relevante në pajtueshmëri me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për Planifikim Hapësinor”, ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqeve të ngastrave të trajtohet sipas nenit 18 të Ligjit për Ndërtim Nr. 04/L-110, siç edhe është udhëzuar në vendimin e MEA -së, Nr. A-119/20, të datës 05.10.2020.
-Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, gjatë marrjes së Vendimit, Nr. 12/2021/DL, të datës 20.05.2021 ka bërë interpretim të gabuar të dispozitave materiale të Ligjit Nr.02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore, pasi që në këtë ligj nuk përcaktohet katshmëria e objekteve, ngase në vendimin e saj në pikën II të dispozitivit e udhëzon DUPH-në, duke i përcaktuar katshmërinë në etazhitet P+2, e cila nuk është e përcaktuar me Ligjin Nr.02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore, por IKMM-ja në këtë rast gabimisht ka interpetuar Ligjin për Qendrën Historike, Nr. 04/L-066, përkatësisht nenin 6 paragrafi 2, nënparagrafi 2.2. ku thotë se “aktivitetet ndërtimore apo transformuese që do të rezultonin në objekte me lartësi më të madhe se Përdhese + dy (2) etazhe (P+2); apo lartësia e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror deri në nivel të vijës së strehës, tejkalon nëntë metra e gjysmë (9.5m); apo lartësia e tërësishme e të cilëve, e matur prej nivelit të terrenit natyror duke përfshirë çatinë dhe çfarëdo vazhdim tjetër fizik në objekt, tejkalon dymbëdhjetë metra e gjysmë (12.5m)”, ndërsa lokacioni–ngastrat ku kërkohet të ndërtohet nuk gjendet në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.
-Po ashtu, IKMM-ja në arsyetimin e vendimit Nr. 12/2021/DL, të datës 20.05.2021 bënë keqinterpretim të Planit Zhvillimor Urban, duke e përcaktuar lokacionin si Zonë e II e Mbrojtjëse, sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore,ngase objektet të cilat pretendohen nga ana e IKMM të jenë listën për mbrojtjen e përkohshme të monumenteve,të njejtit pjesërisht janë në diametërin prej 50 metrave, por jo në kufirin e Qendrës Historike të Prizrenit apo në Zonën e II të mbrotjes për Qendrën Historike të Prizrenit.
-Gjithashtu Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit nuk ka përcaktuar ndarje në zona por vepron si i përgjithshëm për të gjithë Qendrën Historike të Prizrenit ashtu që ngastarat dhe objektet me vlerë të veqant të trashëgimisë kulturore janë të bashkangjitura në Shtojcë të Ligjit,dhe i vetmi objekt i cili gjendet në shtojcë të Ligjit për Qendrën Historike është i familjes Shpejti i cili sipas vendimit të IKMM-së, Nr. 12/2021/DL, të datës 20.05.2021, është në distancë prej 54.96 krejt në kundërshtim me arsyetimin e dhën në Vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Nr. 12/2021/DL, të datës 20.05.2021 përkatësisht neni 6 paragrafi 6.4 ku thuhet se “Monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë të mbrotjes që është 50 metra nga perimetri i monumentit. Kjo zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet ose ngushtohet dhe përcaktohet në planin e Institucionin kompetent dhe në planet hapësinore relevante në pajtueshmëri me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për Planifikim Hapësinor”
Ndërsa sa i përket zonës së 2-dytë mbrojtëse për Qendrën Historike të Prizrenit një gjë e tillë ka qenë e përcaktuar me Planin Zhvillimor Urban (Planit të Përgjithshëm Urbanistik)të Qytetit të Prizrenit,me Nr.01/011-47 të datës 16.shtator 2004 i cili është shfuqizuar me hyrjen në fuqi të Planin Zhvëllimor Komunal me Nr.01/011-31340 të datës 19.shtator 2013 ku nuk ka të përcaktuara zonë të 2-dytë.

-DUPH kundër Vendimit , Nr. 12/2021/DL, të datës 20.05.2021 të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në afatin e parapar ligjor ka paraqitur ankesë me Nr.04-353/01-156201 të datës 09.06.2021 me arsyetimet sipas të cekurave në ankesë

-IKMM kundër ankesës së parashtruar nuk ka nxjerrur vendim mirpo vetëm përmes
emalive zyrtare ka komunikuar, ndërsa në emailin e fundit të datës 28 korrik 2021 IKMM-ja, ndër të tjera nga nga e DUPH-ja ka kërkuar të pezulloj procedurat, për dhënjejn e lejes me arsyetim se ankesa shumë shpejt do të shqyrtohet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave në MKRS, e që deri më tani nuk është vendosur për rastin në fjalë.
-DUPH-ja me emailin e fundit të datës 30 korrik 2021, drejtuar IKMM-së të njejtën e ka
njoftuar për procedurat të cilat në vazhdim do ti ndjekt ngase sipas Ligjeve në fuqi është e obliguar të vazhdoj procedurat për lëshimin e lejes.

-Investitori pas plotësimit të Kushteve Ndërtimore me Nr. 04-353/01-156201, të datës 27.11.2020, të kërkuara nga DUPH-ja, të njejtit e ka pajisur me Leje ndërtimore.

Provë:
– Kërkesa e parashtruar nga Pala, me datë 07.11.2019, me të cilën ka kërkuar
ndërtimin e objektit për banim kolektiv-afarizëm dhe administratë;
– Kërkesa drejtuar QRTK-së për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e objektit banim kolektiv e
datës 18.12.2019;
– Kushtet Ndërtimore me Nr. 04-353/01-156201, të datës 08.07.2020;
– Përgjigjia e QRTK-së me Nr. 442/4, e datës 14.07.2020;
– Aktvendimi për shfuqizimin e Kushteve Ndërtimore me Nr. 04-353/01-156201, të datës 05.08.2020;
– Vendimi i MEA-së Nr. A-119/20, i datës 05.10.2020;
– Kushtet Ndërtimore me Nr. 04-353/01-156201, të datës 27.11.2020 dhe
– Vendimi i IKMM-së, Nr. 12/2021, i datës 20.05.2021;
– Ankesa Nr.04-353/01-156201, e datës 09.06.2021
– Emaili i datës 28 korrik 2021nga IKMM
– Emaili i datës 30 korrik 2021 nga DUPH

Me nderime,

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.